"For a Healthy Albania"
Në fokus të veprimtarisë së shoqatës “Për një Shqipëri të shëndetshme”, që nga fillesat e veprimtarisë deri në realizimin me sukses të dhjetra projekteve, aktivitete dhe me qindra trajnime, është shëndeti i komunitetit dhe përmirësimi i mjedisit. Nje mjedis i pastër gjeneron shëndet të qëndrueshëm. Shoqata “Për një Shqipëri të shëndetshme”, i qëndron fort besimit se gjithkush meriton standardet më të larta të arritshme të kujdesit shëndetësor, si një e drejtë themelore e njeriut për të gjithë shqiptarët pa diskriminim bindjesh, të ardhurash apo vendbanimi.
Promovim stili jetese të shëndetshme
Të promovojë stile jetese të shëndetshme si mënyra më efikase në përmirësimin e shëndetit të popullatës
Parandaluar dhe kontrolluar sëmundjet
Për të parandaluar dhe kontrolluar sëmundjet ose paaftësitë që lidhen me seksualitetin dhe riprodhimin
Iniciativa për një mjedis të pastër
Të mbështesë iniciativat për një mjedis të pastër që gjeneron shëndet, të qëndrueshëm
Standarde më të larta të kujdesit shëndetësor
Lobimi për standarde më të larta të kujdesit shëndetësor në nëngrupet e popullsisë
Trajnime dhe Konferenca të ndryshme
Të zhvilluara në qendra të ndryshme, me pjesmarrje të mjekëve, familjarëve dhe specialistëve



















