Konferenca Ndërkombëtare te Shkencave Mjekësore – ICMS25, te organizuar ne Prishtine ne datat 19–20 Shtator 2025

552533971_1220493393450923_8279691487686242752_n
552900882_1220938096739786_6980952076861048077_n
553588044_1220940276739568_1976001896656695287_n
553162048_1220492853450977_4484195019387240292_n
553495032_1220492550117674_4543977869687207624_n
Si pjese akademike e Fakultetit te Shkencave Mjekesore te “Albanian University” dhe shoqates “Per nje Shqiperi te Shendetshme” (FHA) patem nderin te ishim pjese e Konferences Ndërkombëtare te Shkencave Mjekësore – ICMS25, te organizuar ne Prishtine ne datat 19–20 Shtator 2025. Nga “Albanian University” ne konference morren pjese Prof. Erda Qorri, Prof. Edmont Laho, Dr. Agim Kociraj, Dr. Ergys Mici. Kjo konferencë dy ditore bashkoi profesionistë te mjekesise nga Kosova, Shqipëria, SHBA, Zvicra, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Turqia, Gjermania, Italia, Bosnja & Hercegovina etj. Ky ishte një moment i rëndësishëm për shkëmbimin e dijes, përvojave dhe ideve që ndikojnë drejtpërdrejt në perparimin e sistemit shëndetësor.
Të gjithë ligjëruesit nga trevat shqiptare dhe ata ndërkombëtarë sollen me prezantimet e tyre pervojen e perparuar, gje qe u pasua me diskutime te shumta ne panelet perkatese.
Ky event është dëshmi e përkushtimit tonë te perbashket për ngritjen e kapaciteteve profesionale, permiresimin e cilesise se sherbimit per pacientet dhe zhvillimin e politikave sociale e shëndetësore.
Nje vleresim maksimal meritojne organizatoret e eventit Prof. Asc. Dr. Basri Lejnani dhe z. Petrit Kelmendi
Ju sjellim disa momente nga atmosfera e konferencës