Shoqata “Per Nje Shqiperi te Shendetshme” (FHA) me mbeshtetje financiare te Bashkimit Europian ne kuader te projektit SPACE implementuar nga Shoqata Together for Life “Hartimi i Hartes Dixhitale te Sherbimin Shendetesor ne Qarkun e Elbasanit – Permiresimi i transparences dhe aksesit ne kujdesin shendetesor ne qarkun e Elbasanit” organizoi Eventin Final ne hotel Skampa 6 Tetor .
Ne kete event moren pjese profesioniste te mjeksise te gjithe qarkut te Elbasanit, perfaqesues te pushtetit vendor, NJVKSH Elbasan, shoqeria civile, universitar, media dhe shoqatat e tjera.
Gjithashtu nderuar me pjesmarrjen e tyre: Z. Lutfi Lala – nenkryetar i Keshillit te Qarkut dhe Kryetari i Keshillit Bashkiak Elbasan dhe Znj. Dorina Roseni – drejtore e pergjithshme per politikat e kujdesit social dhe arsimit te cilet theksuan rendesine e ketije projekti qe i sherben ne menyre praktike komunitetit.
Projekti: “Hartimi I Hartes Dixhitale ne Qarkun e Elbasanit” eshte nje risi ne vendin tone e cila e ben me te aksesueshem dhe transparent informacionin e plote per sherbimin shendetesor ne qarkun e Elbasanit.
Pjesmarresit vleresuan punen e bere nga drejtuesi i shoqates Prof.asc.dr Edmont Laho, Dr. Agim Kociraj, Dr.Ergys Mici e te tjere.
Ky projekt nuk mbaron por ai do te vazhdoje te perditesohet fale bashkepunimit dhe mbeshtetjen e keshillit te qarkut Elbasan.
Eventi përmbyllës i dha një përmbyllje dinjitoze dhe efektive projektit, duke përforcuar ndikimin e tij në nivel lokal dhe duke krijuar bazën për një fazë të dytë zgjeruese të “Hartës së Sigurisë Shëndetësore”.Mjafton te klikoni https://healthyalbania.com/ –> te Harta e Sherbimit Shendetesor (ne krye te website) . ju merrni informacion te plote
FHA mbetet e angazhuar për të siguruar mirëmbajtjen, përditësimin dhe promovimin e vazhdueshëm të platformës në bashkëpunim me autoritetet lokale.
Organizata “Per nje Shqiperi te Shendetshme” po implementon projektin “Permiresimi i transparences dhe aksesit ne kujdesin shendetesor ne qarkun e Elbasanit”, qe eshte pjese e mekanizmit te skemave te nengranteve te projektit ‘Mbeshtesim Pjesmarrjen, Pergjegjeshmerine dhe Fuqizimin e Shoqerise Civile’, financuar nga Bashkimi Evrpoian dhe zbatuar nga shoqata Together fot Life, ne bashkepunim me BIRN Albania, Qendresa Qytetare dhe DCE.









