Shoqata “Për një Shqipëri të shëndetshme ” e drejtuar nga Prof. Edmont Laho vazhdon webinare dhe trajnimet per profesionistet e mjeksise

Sot ishim në Gostimë-Cërrik ku zhvilluam trajnimin e rradhës mbi Pathologjitë Hematologjike më të shpeshta dhe urgjencat e tyre

Me eskperiencën e Dr. Vitri Lika Hematolog, Dr Ergys Mici shefi urgjencave dhe Prof.Edmont Laho dhe specialisti Kujtim Isufi zhvilluam nje trajnim shumë frytëdhënës për mjekët, farmacistët dhe infermjerët e zonës të cilët me punën e tyre të palodhur i shërbejnë një komuniteti të tërë të Bashkisë së Cërrikut,ElbasanitGramshit, Belshit etj

Trajnime të tjera do pasojnë për të ngritur sa më lartë nivelin e shërbimeve cilësore dhe efektive në këtë zonë të mrekullueshme ku stafet mjekësore janë shumë bashkëpunues dhe të mrekullueshëm në ngritjen e nivelit profesional në shërbim të pacientit.Falenderojme dr Besnik binaku drejtor i Q.Sh Gostim dr Erion Hamiti dhe dr Gentjana Asllani per organizimin e aktivitetit