“Për një Shqipëri të shëndetshme” është një shoqatë e themeluar në vitin 2002 nga mjeku Edmont Laho, me qënder në Elbasan dhe me veprimtari të gjërë edhe përtej kufijve të vendit. Shoqata është regjistruar me vendimin nr. 916 të Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, më datë 22 tetor 2002. Shoqata është themeluar nga pesë anëtarë, Edmont Laho, Drita Demiri, Arben Murati, Ylli Muça dhe Vitri Lika.
Në fokus të veprimtarisë së shoqatës “Për një Shqipëri të shëndetshme”, që nga fillesat e veprimtarisë deri në realizimin me sukses të dhjetra projekteve, aktivitete dhe me qindra trajnime, është shëndeti i komunitetit dhe përmirësimi i mjedisit. Nje mjedis i pastër gjeneron shëndet të qëndrueshëm. Shoqata “Për një Shqipëri të shëndetshme”, i qëndron fort besimit se gjithkush meriton standardet më të larta të arritshme të kujdesit shëndetësor, si një e drejtë themelore e njeriut për të gjithë shqiptarët pa diskriminim bindjesh, të ardhurash apo vendbanimi.